Faktori shqiptar në Malin e Zi është pranë një arritje historike. Drejtuesi i Partisë URA Dritan Abazoviç është vetëm një hap larg zyrtarizimit si kryeministër i Malit të Zi.
Mësohet se presidenti malazez Milo Gjulanoviç i ka dhënë mandatin Dritan Abazoviçit për krijimin e një qeverie të re për Malin e Zi.
“Përfaqësuesit e grupimit politik URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi”, tha presidenti Gjukanoviç.
Abazoviç, nëse përmbyll me sukses negociatat me aleatët e mundshëm, mund të jetë për pak ditë kryeministër i Malit të Zi, duke shënuar një hap historik për faktorin shqiptar.
Abazoviç mbështet idenë e një qeverie pakice, me teknicienë, me të vetmin politikan kryeministrin, pra atë vetë. Gjukanoviç ka premtuar mbështetje me votat e tij për qeverinë e pakicës, me synimin e përafrimit të vendit me BE- në. /ShkodraWeb/