Partia Socialiste ka mbyllur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit për Bashkinë Shkodër. Takimi përmbyllës është zhvilliar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku ishin mbledhur antarë e simpatizantë të kësaj force politike.
Takimi është hapur nga ministrja Edona Bilali, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS- së për Qarkun Shkodër. Ajo ka kërkuar votën e shkodranëve në emër të ndryshimit, duke sulmuar dy kandidatët e tjerë në garë.
Më pas, në një podium të ulët në mes të fushës së basketbollit, ka marrë fjalën kandidatja e PS- së Majlinda Angoni. Ajo ka kërkuar votën e shkodranëve duke u kujtuar se për 300 ditë do të japim shenjat e ndryshimit në Shkodër.
Takimi është mbyllur nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në këtë takim. Edhe ai si parafolësit, ka kërkuar votën për kandidaten Angoni, duke iu thënë shkodranëve se “ne jemi këtu”.