Sot në territorin e Bashkisë Shkodër votohet për të zgjedhur kryetarin e ri. Votimi ka nisur në orën 07.00 për tu mbyllur në të njëjtën orët të pasdites.
Ndërkohë, moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, ku nuk ka nisur ende votimi, teksa kutitë e votimit kanë mbetur në dëborë.
Pritet që çdo gjë të jetë gati pas disa minutash, në mënyrë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.
Në fakt, për këto zona, Bashkia Shkodër kishte kërkuar mundësinë e zhvendosjes së qendrave të votimit më pranë qytetit, ku edhe dimërojnë pjesa derrmuese e banorëve.
Ditën e djeshme, Komisioneri Shtetëtor i Zgjedhjeve pranoi transferimin e 5 qendrave duke refuzuar 6 të tjera, edhe ato quhe mbetur brenda të njëjtit territor të njësive administrative të Dukagjinit.
Teksa struktura shtetërore kanë vështirësi për të dërguar bazën materiale për zgjedhjet në Dukagjin, imagjinonin sa vështirë e kanë vetë banorët, që nga Shkodra, duhet të ngjiten atje me mundësitë e tyre.