Siç ishte njoftuar, rreth orës 10.00 në mjediset e shkollës “Ali Laçej” është paraqitur për të votuar Xhemal Bushati, kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e ditës së sotme.
Ai shoqërohej nga familjarët e tij, teksa të gjithë kanë kryer procedurat e parashikuara për procesin e votimit, që nga identifikimi biometrik deri tek hedhja e votës në kutinë e votimit.
Në dalje nga qendra e votimit, interesi i mediave ishte mjaft i madh dhe Bushati i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, një pjesë e të cilëve të ardhur edhe nga Tirana për zgjedhjet e 6 marsit.
Kandidati i PD ka bërë thirrje që shkodranët të votojmë masivisht ditën e sotme. I pyetur me këe e ka garën nga dy kandidatët e tjerë, Bushati ka thënë se ai ka një kontratë me shkodranët dhe do ti shkojë deri në fund asaj, pa preferuar të përgjigjet.