Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Shkodrën, Bardh Spahia, dha një mesazh për mediat në ditën e zgjedhjeve të 6 marsit, të cilat janë cilësuar si shumë të rëndësishme për fatin e demokracisë në vend.
Spahia tha se nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh që do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.
“Ne përballjen e kemi me kundërshtarin tonë historik, Edi Ramën dhe përfaqësuesin e tyre këtu. Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë dhe alternativa më e mirë.
Me votën e tyre shkodranët do tregojnë shembullin për ndryshimin që do fillojë nga Shkodra dhe do vazhdojë në gjithë Shqpiërinë.
Unë jam shkodran i lindur dhe i rritur në Shkodër. Edhe njëherë të shfrytëzoj këtë rast, duke ju falënderuar për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme për përcjelljen e këtij procesi zgjedhor, Shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi shkodrane të dynden masivisht dhe me votën e tyre të ndikojnë për të ardhmen.
Nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh. Te Shkodra janë sytë e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim,” tha Spahia.