Ka dhene gjithnje me te miren sa here qe trajneri ia ka kerkuar dhe Arsid Kruja ndjehet i kenaqur me kete gje. Kuptohet qe ai shpreson shume qe te vazhdoje te jape kontributin e tij per Vllaznine, duke vijuar me ndeshjen e neserme ndaj Kukesit.
Ai do te jete serish ne fushe nga minuta e pare dhe duke folur ne lidhje me kete ndeshje, numri 14 i kuqebluve ne konferencen e shtypit te kesaj pragndeshje, eshte shprehur:
“Ne disa ndeshje kemi qene te pafat sepse na ka munguar konkludimi, megjithate kemi zhvilluar lojera te mira. Neser shpresoj qe ato mundesi qe do na jepen, t’i shfrytezojme dhe t’i shnderrojme ne gola ne menyre qe te marrim piket qe na duhen.
Ne kete faze qe ka hyre tashme kampionati, besoj se nuk kemi me nevoje per lojera te bukura, por na duhen piket. Neser kemi nje mundesi te mire per ta lene poshte ne renditje ekipin e Kukesit, por kjo mundesi nuk eshte gjithçka.
Ka edhe shume ndeshje deri ne fund. Rezultati i neserm nuk do te jete percaktues dhe nuk mund te thuash se ne rast fitoreje, e leme Kukesin perfundimisht prapa ne renditje”.