Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pas humbjes në së zgjedhjeve të 6 marsit.
Deputeti demokrat bëri thirrje sot që PD të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale, ku ka paralajmëruar dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaje përgjegjësi.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook