Humbja në Shkodër me 6 mars i ka ardhur shumë e hidhur PD- së zyrtare. Mesa duket, që në momentin e parë ajo nuk është kapërdirë. Pavarësisht deklaratave për “fitore të bujshme” të PD- së së Bashës edhe në Shkodër, humbja e zgjedhjeve i ka humbur edhe toruan.
Bëhet me dije se PD- ja e Bashës ka kallëzuar në SPAK 7 persona, mes të cilëve edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Shkodër. Interesant është fakti edhe i kallzimit të një punonjësi të Bashkisë Vau- Dejës, ndërsa zgjedhjet janë zhvilluar për Bashkinë Shkodër.
Të 7 personat akuzohen nga PD- ja zyrtare për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv në zgjedhje, akuza të çuditshme teksa gjatë fushatës zgjedhore apo edhe ditën e zgjedhjeve, nuk ka patur asnjë deklaratë lidhur me akte të tilla.
Kjo lëvizje e radhës e PD- së Bashës mesa duket synon të tërheqë vëmendjen nga zhvillimet në selinë blu pas humbjes së 6 marsit, ku deputetët po kërkojnë nga dorëheqja e Bashës deri tek një kongres pajtimi apo edhe zgjedhor.
Me gjasë, këtë ide “gjeniale” e ka patur Enkeleid Alibeaj, i cili veç të tjerave ishte edhe koordinator politik i PD- së zyrtare për Shkodrën. Humbja i ka lënë pas mllef të madh, tashmë duke u përpjekur të ndotë një proces që nuk ka patur asnjë incident të denoncuar publikisht.