Pasi konfirmoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të PD-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, vjen reagimi nga deputeti Agron Gjekmarkaj.
Në një mesazh në ‘Facebook’ Gjekmarkaj ripërsëriti vendimin e tij se kishte dhënë dorëheqje nga funksionet politike në PD, ndërsa sugjeroi që të bëjnë një hap pas dhe Basha dhe Berisha. Mes të tjerash Gjekmarkaj sugjeroi për garë në PD.
Vendimi vjen pas rezultatit të dobët që PD mori në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
REAGIMI
Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB.
Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive.
Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD 🇦🇱✌🏼