Falemnders me zemër! 7749!
Nuk mjaftojnë rreshta, orë dhe ditë, që këtë mbështetje të pakursyer t’ua kthej mbrapsht. Ata që më njohin, e dinë shumë mirë se nuk do të mjaftohem me kaq. Falë jush, jam i sigurtë se një Shkodër plot andrra pulsoi fort, dhe jo pak por plot 7749 herë.
Këta nuk janë thjesht rreshta falenderimi, por edhe një lutje për çdonjërin nga ju, Shkodra që ringritëm këto ditë, në mendjet dhe zemrat tona, në takime dhe shtrëngime duarsh, ajo e qytetarisë dhe së ardhmes, të mos ndalet me kaq. Shkodra mbi gjithçka, miqt e mi! Është ajo që na bashkoi, dhe vetëm ajo do të dijë të na mbajë të bashkuar. Shkodra asgjë nuk e ka arritur lehtë, por ia ka dalur gjithmonë.
Si njëri nga ju, do të vazhdoj të jem aty ku më çon Shkodra dhe aty ku më do Shkodra. Dhe ky me sa kam kuptuar, është një privilegj që vetëm një shkodran e jetoka në jetë: në Shkodër dhe për Shkodrën.
Dëshmuam fort, se në genet e kësaj Shkodre, edhe mes kohërash pa arsye, do të prevalojë gjithnjë qytetaria dhe njerzilleku.
Me përultësi, dua t’ju falenderoj nga zemra, secilin prej jush, për fushatën model, për qytetarinë, vlerat, bashkimin dhe shpresën, e për sigurinë se Shkodra nuk do të jetë kurrë vetëm. Këtë zjarr të ndryshimit, duhet ta mbajmë ndezur sepse Shkodra do të dijë të na thërrasë sa herë t’ia kërkojë destini.
Shkodren, shkodranve! /Publikuar nga Xhemal BUSHATI në Facebook/