Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur demokratë e demokrate të Shkodrës,
Përmbyllëm me sukses një proces zgjedhor jo të lehtë. Megjithatë, të gjithë bashkë, i’ a dolëm me sukses kësaj sfide të radhës duke e rikonfirmuar Shkodrën si simbol të demokracisë shqiptare, shpresës, ndryshimit që kërkojmë të gjithë, duke arritur një Fitore të jashtëzakonshme.
Pa mbështetjen e shkodranëve, pa mbështetjen e demokratëve të vertetë, nuk do t’ ia kishim arritur. Sot, kur sovrani foli me votën e tij të lirë e të pavarur, e kam detyrim të falenderoj me zemër të gjithë bashkëqytetarët që na mbështetën me votën e tyre me 6 mars 2022.
Një urim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike, të cilat punuan orar pa orar, pa u lodhur, pa u stepur, duke takuar e bashkëbiseduar me shkodranët. Falë jush, punës por edhe sakrificave tuaja, sot jo vetëm shkodranët por e gjithë Shqipëria ka të drejtë të krenohet me Shkodrën si oaz lirie dhe pikënisje e ndryshimit të madh që presin shqiptarët.
Jam i lumtur që falë kësaj pune kolosale të strukturave por edhe bashkëqytetarëve tanë, në drejtimin e Bashkisë Shkodër erdhi z. Bardh Spahia, një bashkëqytetar por edhe bashkëudhëtar në rrugëtimin tim në radhët e Partisë Demokratike. Jam i bindur se në këtë mandat rreth 1 vjeçar, kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, do të japë maksimumin e tij për Shkodrën, mirëadministrimin e qeverisjes vendore. Nga sot rinisim punën dhe zbatimin e projekteve tona për Shkodrën, të gjithë bashkë me synimin përmirësimin e vazhdueshëm të jetës sonë, në shtëpinë e përbashkët me emrin Shkodër.
Me shumë respekt e mirënjohje,
Ardit Çylybyli /Publikuar në Facebook nga Ardit ÇYLYBYLI/