Humbja e 6 bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka sjellë një valë reagimesh të ashpra kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Në zgjedhjet e disa ditëve më parë, rezultati më i mirë i Partisë Demokratike ishte vendi i dytë në Bashkinë e Rrogozhinës, ndërsa lëvizja e krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, mori Shkodrën.
Që dje, nuk vonoi shumë e të gjithë deputetët që kishte në krah deri më tani i kanë dalë kundër dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Madje dhe ata që e mbronin publikisht kërkojnë bashkimin me Sali Berishën.
Në mbledhjen e djeshme ka zgjedhur të mos jetë e pranishme deputetja e Partisë Demokratike të Shkodres Greta Bardeli Gjoni. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i saj në vazhdim përkundrejt kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe në raport me kolegët e tjerë të cilët i kanë dalë kundër atij duke i kërkuar të mbajë përgjegjësi për humbjen.
Sigurisht mosprania në mbledhje është një shprehje e pakënaqësisë me situatën në të cilën PD- ja ndodhet , por nga ana tjetër nuk ka akoma një qendrim të hapur publik.
Kujtojme që Greta Bardeli Gjoni është deputete e Shkodrës që në zgjedhjet e 25 Prillit pas një kontributi të gjatë në strukturat e demokrateve të Shkodrës.