Shkodranët janë ngritur sot në protestë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta po zhvillohet tek Ura e Bahçellëkut, ku qytetarëve ju janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për disa minuta, duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjatë ditëve të fundit.