Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e kryetarit të bashkisë kandidatëve fitues në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki në vend.
KQZ i ka dhënë mandatin, Rahim Spahiu të PS në Dibër, Berim Sherës të PS në Vorë, Edison Memollës së PS në Rrogozhinë.
Ndërkohë për tre kandidatët e tjerë fitues, vijon verifikimi për të parë nëse në rezultate janë përfshirë të gjitha qendrat e votimit.
“Për tre bashkitë e tjera po bëhet verifikimi nga administrata e KQZ në qoftë se janë përfshirë apo jo rezultatet e të gjitha qendrave të votimit”.