Absurditet e sportit shqiptar vazhdojne te jene gjithnje e me shume prezent edhe ne vitin 2022. Ndonese çdo vit sportistet e trajneret pretendojne te kene me shume mbeshtetje, me shume financa e me shume vemendje, ne fakt nuk po ndodh keshtu.
Shembulli me i fundit eshte ai i boksiereve te kombetares shqiptare te cilet diten e premte do te udhetojne drejt Kroacise per te marre pjese ne Kampionatin Europian U20 qe zhvillohet atje.
Shqiperia ka konfirmuar pjesmarrjen me boksieren Elsidita Selaj dhe dy boksierët Senad Drini e Gelian Rajku, te cilet do te shoqerohen nga trajneret Zef Gjoni e Jetmir Kuçi. Por pjesmarrja e kombetares tone ne kete eveniment te rendesishem ku synojne edhe medalje, ka qene ne dyshim.
Arsyeja eshte se ndonese po i drejtohemi gjysmes se muajit mars, Qeveria shqiptare akoma nuk ka levruar fondet per Federatat sportive. Ne keto kushte, edhe Federata e Boksit “ka ngritur duart lart” duke deklaruar se nuk mund te garantonin pjesmarrjen e ekipit tone kombetar ne kete Europian.
Por trajneret Gjoni e Kuçi nuk mund ta pranonin nje gje te tille teksa bashke me sportistet e tyre kishin kohe qe pergatiteshin per te marre pjese ne garat qe do te zhvillohen ne Kroaci.
Dhe, ndonese shuma qe duhej per te mundesuar kete pjesmarrje ishte e konsiderueshme, rreth 6 mije euro, trajneret Gjoni e Kuçi permes miqve te tyre por edhe me kontributin e familjareve te sportisteve, kane arritur ta sigurojne kete shume dhe te premten do te nisen drejt Kroacise.
Dashte Zoti ata do te kthehen ne Shqiperi me medalje, por nese ndodh kjo, besoj se qeveritaret dhe pushtetaret tane, nuk do kishin moral t’i prisnin keta sportiste ne ceremonite “fallso” ashtu siç kane bere edhe me perpara. /ShkodraSport/