Rritja e çmimit të naftës nuk ka kursyer as kompanitë e transportit privat që çdo ditë transportojnë banorë nga fshatrat Shtoj, Grudë, Vrakë e deri në qendër të Koplikut, në bashkinë Malësi e Madhe.
Nga 50 lekë të vjetra që ishte, bileta për transportin e banorëve nga fshatrat pranë qytetit të Shkodrës tashmë kushton 100 lek vetëm vajtje, njësoj me vlerën e biletës drejt Koplikut.
Ky dyfishim i çmimit të biletës është vështirë i përballueshëm për udhëtarët, por Bardh Guri, një nga administratorët e kompanive të transportit privat në Shkodër bën me dije se tarifa prej 100 lekësh është nën kosto duke marrë parasysh rritjen e çmimit të naftës çdo ditë.
Çmimi prej 100 lekë I biletës nuk do të ndryshojë edhe nëse çmimi I naftës rritet më shumë tregon administratori.
Ata të cilët preken më së shumti nga ky ndryshim janë udhëtarët nga fshatrat pranë qytetit, të cilët duhet të paguajnë tarifën e njëjtë me udhëtarët që vijnë nga Kopliku dhe zonat përreth. /Star Plus TV/