Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç në Shkodër. Raportohet nga policia se personi i plagosur është Admir Bajri dhe dyshohet se ndaj tij është qëlluar me kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në lagjen Dobraç. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti tip Benz me të cilin lëvizte Bajri është bërë shoshë nga plumbat.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e rrethanave te plagosjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi Admir Bajri, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.