Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e sistemit shëndetësor në përballimin e pandemisë së koronavirusit që shënoi dy vite nga regjistrimi i rastit të parë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetin social me një përmbledhje të dy viteve luftë, duke shkruar se sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie që vjen një herë në 100 vjet.
Ndër të tjera, Rama shkruan se me të njëjtin durim e vullnet, ne do të mund të përballojmë dhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës në Ukrainë.
Postimi i Edi Ramës:
Mirëmëngjes dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë.
MIRËMËNGJES 😊
dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë🙏
Pubblicato da Edi Rama su E mërkurë, 9 mars 2022