Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.
Nga rezultati i zgjedhjeve Partia Socialiste fitoi 5 bashki, Vorën, Lushnjën, Durrësin, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse Partia Demokratike nuk arriti të marrë drejtimin e asnjërës prej bashkive.
Në total, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 198.542 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit ose 53,7% të totalit të votave.
Ndërkohë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në 6 Mars, 60 223 vota ose 30,3% të totalit.
Ndërkohë që Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 26 662 vota ose 13,4%.
Në zgjedhje mori pjesë dhe partia Lëvizja e Re, e cila fitoi në total vetëm 99 vota.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme ose 2,4% e totalit. Nëse do të bashkoheshin votat e “Shtëpia e Lirisë” me ato të PD- së zyrtare, do të arrihej në nivelin e 43,7%, me një diference prej 10% me Partinë Socialiste.