Shtetasi Admir Bajri, mbeti i plagosur mbrëmjen e 9 marsit në Shkodër, në një atentat me armë zjarri në afërsi të një supermarketi të njohur dhe në sy të nënës së tij.
Ngjarja ndodhi në hyrje të Dobraçit, zonës ku edhe jeton i riu. Menjëherë pas plagosjes, 38-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Admir Bajri ka të paktën pesë plumba në trup, tre në gjoks dhe nga një në pjesën e barkut dhe shpinës. Ai është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e rezervuar bëjnë të ditur mjekët, çka do të thotë se rrezikon shumë në rast të një komplikacioni shëndetësor pas operacionit. Ndërkohë, është bërë publike edhe fotoja e makinës që dyshet se kanë përdorur autorët për atentatin. Targat e saj rezultojnë të vjedhura në Tiranë para shumë muajve.