Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 16:45 për javën e 25 të Superligës. Para duelit që zhvillohet në “Loro Boriçi”, ka folur trajneri i Vllaznisë.
Thomas Brdariç ka treguar se të tijtë kanë uri për fitore, me energjinë elektrike që është ndërprerë gjatë konferencës. Prishje tersi apo fat, kjo pritet të shihet nesër në Shkodër.
“Për mua s’është vendimtare ajo që do ndodh në maj. Tema e ditës është ajo që do ndodhë nesër kundër Tiranës. Secili trajner bën planet e ndeshjes, Tirana ka arsye për të qenë e qetë duke marrë parasysh diferencën që ka në renditje. Me secilin ekip që luajmë, e dinë që kundër nesh do jetë e vështirë. Ne jemi të uritur për të marrë pikë.
Kupa? Për mua nuk kishte rëndësi se me kë do ndesheshim, janë skuadra të forta në këtë fazë. Duhet të eleminojmë një ekip të fortë si Partizani për të shkuar në finale. Do jenë dy ndeshje shumë të forta.
Çoba në konferencë me ju, titullar nesër? Çoba është një nga lojtarët e rinj, i cili ka ekspereincë dhe mua më pëlqen qasja e tij, është i disiplinuar. I uroj fat jo vetëm për nesër por edhe në karrierë”, tha Brdariç.