Në prag të sfidës së nesërme kundër Tiranës ka folur dhe Mehdi Çoba. Sulmuesi pritet të luajë titullar në radhët e shkodranëve dhe motivimi nuk i mungon djaloshit që t’i bëjë keq bardhebluve.
“Është një kënaqësi e mirë që të firmos me ekipin e qytetit tim dhe të zemrës. Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë.”
Titullar
“Është kënaqësi të fillosh titullar sepse kam punuar gjithmonë të arrij këtë gjë. Me ndihmën e stafit shpresoj t ja arrij. Ndeshja ndaj Tiranës është e veçantë dhe ja vlen të presësh për shansin tënd dhe tani është në dorën time.”
Sulmi Vllaznisë do të bëjë diferencën
“Me lojtarët që kemi besoj që po dhe me çdo gjë që kemi bërë gjatë kësaj jave.”
Bashkëpunimi me klubin
“Jam i kënaqur me bashkëpunimin sepse gjithmonë stafi ka arritur të flas me mua dhe të më mësojë shumë gjëra. Shpresoj që nesër t ja shpërblej me gjithçka.”
Gol ndaj Tiranës
“Çdo mundësi që do më vijë, unë kam për të bërë më të mirën time. Shpresoj që të vij dhe goli.”