Në mbledhjen e grupit të PD, kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deputetëve që i kërkojnë dorëheqjen.
“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse s’e keni kuptuar që unë jam në dispozicion për çdo zgjidhje.
Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.
Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë në rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.” u shpreh Basha.