Nga Blerti Delija
Plasi! Jemi ne prag te zyrtarizimit te skandalit me te madh politik ne keto 27 vite! Nese vertetohet implikimi i Tahirit ne ceshtjen “Habilaj” te trafikut nderkombetar te droges, pa me te volgin dyshim do te nis te materializohet ajo qe Basha e plazmoi si “Republika e re”. Mbase me ndryshime thelbesore, por ne ate linje do te ecet.
Ish- ministri i brendshem i Republikes se Shqiperise, i konsideruar publikisht me shume se nje here nga kreu i ekzekutivit si “me i suksesshmi qe ka patur ndonjehere vendi”, dyshohet si i perfshire ne trafikun nderkombetar te droges. Direkt apo indirekt, pak rendesi ka. Akuza publike dhe indicie te vogla edhe per shume figura te tjera politike ne vend, ka patur shpesh. Por asnjehere nuk kane shkuar me larg dhe jane justifikuar te gjitha me termin e shpikur nga Berisha si “limonata elektorale”. Kete here, sinjalizimi apo indiciet vijne nga nje vend perendimor, i cili eshte “bombarduar” rregullisht nga Shqiperia me kanabis. Eshte e veshtire te vihet ne dyshim vertetesia e raporteve dhe pergjimeve, ashtu sic behej gjithmone me ato brenda kufinjeve shteterore te Shqiperise, qofte te prokurorise, SHISH apo policise.
Edi Rama ka patur informacion! Nuk ka as dyshimin me te vogel qe shefi i qeverise ka patur informacion. Ndoshta jo dicka zyrtare, por te pakten sinjalizime nga sherbimet partnere, sespe sherbimet brenda 28 mije kilometrave katrore, mbase nuk kane guxuar te zyrtarizojne prova. Pyetja qe me te drejte mund te ngrihet eshte: Sa kohe ka qe kryeministri i vendit i ka keto informacione? Pse nuk ka reguar, te pakten duke e shkarkuar ministrin e perfolur? Pergjimet kane nisur te materializohen qe ne vitin 2013, me ardhjen ne pushtet te mazhorances PS-LSI. Nuk eshte e qarte, por veshtire qe organe si SHISH e prokuria, te mos kene patur indicie per ate cfare po ndodhte ne zonen elektorale te kryeministrit, ne Vlore. Por nuk duhet harruar qe ne mes ishte as me shume e as me pak se ministri i brendshem i vendit, Saimir Tahiri. A ka guxuar SHISH apo edhe Prokuroria qe te informoje kryeministrin per ministrin e tij te brendshem? Ndersa per policine, kjo pyetje as qe mund te ngrihet fare. Tahiri ishte ne krye te nje super dikasteri, te plotfuqishem dhe mediatikisht, shume te amplifikuar. Pergjigja e pyetjes me siper, sipas gjasave eshte negative. Aq me teper kur edhe Llalla por edhe Ajazi Gjika ishin te shenjestruar per tu larguar nga mazhoranca e re e ardhur ne 2013.
Lidhur me reagimin e mundshem te Rames, kur ai ka patur informacione apo indiciet, sipas meje vetem nga sherbimet partnere, duhet bere nje analize tjeter. Per te siguruar qendrimin i qete ne pushtet per 4 vite, kryeministri u detyrua ti jape nje parcele shume pjellore LSI-se. Sot edhe vete shefi i ekzekutivit e pranon se kjo parcele “u punua” mjaft keq nga ish- aleati. Per te mos thene qe “u punua” vetem per interesat e LSI ose nuk “u punua” fare. Nga ana tjeter, ekulibrat edhe brenda mazhorances u prishen shume here gjate mandatit te pare. “Dekriminalizimi” dhe rastet e deputeteve te mazhorances qe u perballen me drejtesine, natyrisht e dobesuan por mbase edhe e corientuan nga administrimi si duhet i sektoreve te qeverise. Nga ana tjeter, ceshtja “Doshi” dhe vendosja e tij ne mes te Metes dhe Rames, i krijuan jo pak “dhimbje koke” liderit te shumices qeverisese. Ketyre u duhet shtuar edhe impenjimi i vazhdueshem brenda e jashte vendit per refomat e sidomos per “kryereformen” ne drejtesi. Te gjitha keto, influencuar edhe nga ceshtje te tjera jo pak te rendesishme si “armet kimike”, “importi i plehrave” etj., sollen mosadministrimin sic duhet te qeverise se tij. Nga ana tjeter, Rama si cdo politikan shoqerohet nga ambicja e pushtetit. Pas mandatit te pare, ai kerkonte nje te dyte. Largimi i paralajmeruar i LSI-se nga koalicioni, e detyronte te mbante “ne rresht” deputetet dhe personat me influence ne PS. Keshtu qe, duhej te “mos bente ze”, por te vepronte, por pasi te siguronte mandatin e dyte qeverises. Mbase ky eshte gabimi qe mund ti faturohet Rames qe nuk “sakrifikoi pushtet per te bere shtet”.
Nese vertetohen lidhjet e Tahirit me trafikun nderkombetar te droges, a eshte e mundur qe ish- ministri i brendshem te realizonte nje aktivitet te tille te tmerrshem kriminal pa e ditur kryeministri i vendit? Sa u perpoqa te sqaroj me siper, nuk eshte nje alternative qe mund te perjashtohet apriori. Aq me teper ne nje sistem si ky i yni dhe me nje trupe policore si ajo qe kemi aktualisht e qe sipas vete ministrit te brenbdshem aktual Xhafa, ka nevoje urgjente per vetting. Sipas gjasave, nese Tahiri eshte vertete ai qe thote opozita, eshte shume e veshtire qe te strukturoje nje grup te tille kriminal brenda nje kohe te shkurter, me lidhje ketej e andej Adriatikut. Sipas gjasave, gjithmone nese Tahiri rezulton i perfshire, ai ka shfrytezuar dicka qe ka ekzistuar edhe para ardhjes ne pushtet te PS ne 2013. Do te thote se edhe ne kupolen e strukturat e policise shqiptare, asaj italiane por edhe krimit te organizuar, ka ekzistuar nje linje e tille e trafikut nderkombetar te droges.
Po trumpetohet gjithandej se marreveshja Rama- Basha ka vdekur. Sipas meje, ka vdekur (pa thojza) vetem pjesa e dukshme, ajo qe dime e njohim te gjithe. Por ka edhe nje pjese tjeter, e cila asnjehere nuk eshte bere publike dhe qe natyrisht ka nisur te zbatohet. Bashkimi Europian kerkon shembuj te forces se drejtesise tek politikane e udheheqes te rendesishem. Ne nje fare mase Tahiri pa dashje, “po hakmerret” ndaj Rames qe e la jashte qeverise. Por po hakmerret ne ate cfare eshte pjesa e dukshme e ajsbergut politik. Nga ana tjeter, Tahiri mund te jete “kurbani” i pare i spastrimit te pritshem te politikes shqiptare. Ceshtja “Habilaj- Tahiri” shpertheu pasi Rama u kthye nga nje takim ne Itali me homologun Gentiloni. E sapo ky skandal shpertheu, brenda pak oreve Basha nisi “ushqeje” mediat me ekstrakte te dosjes “Habilaj” qe kishte drejtesia italiane deri sa, e publikoi te plote dhe me akses nga te gjithe ne faqen demokratet.al. Sipas meje, rruga nga ka ardhur ne Shqiperi kjo dosje dhe si mberriti ne duart e Bashes, eshte lehtesisht e identifikueshme. Duket se Basha e mori “kurbanin” e tij nga Rama, i cili sic e tha edhe vete kreu i PD-se, “e dorezoi Saimir Tahirin”. Tashme eshte rradha e Rames te marre nje apo me shume “kurbane” nga Basha. Ndoshta mund te kerkoje Berishen, mbase Meten… Duket se nuk ka shume lidhje, por Romeo Karaj, personazh kyc ne ceshtjen “CEZ” ka dorezuar sot nje padi ne gjykate pikerisht per Berishen e Meten dhe…disa te tjere. E per ta mbyllur, drejtesia amerikane asnjehere nuk arriti te provoje krimet makabre te urdheruara nga Al Kapone. Ai u kap dhe u denua per…evazion fiskal. Dhe mbahet si krimineli me i madh i te gjitha koherave….
[democracy id=”4″]