Në “Loro Boriçi”, Tirana triumfoi 1-2 me Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës. Të parët shënuan me shkodranët me Aralicën, ndërsa përmbysja e bardhebluve erdhi nga Ismajlgeci dhe Hoti. Futbollisti i vendasve, Latifi kishte mundësi të shënonte me penallti, por nuk realizoi dot.
Pas 90 minutëshit, për Supersport folën trajnerët e të skuadrave, të cilët dhanë mendimin e tyre për atë që panë në fushë. Trajneri i Vllaznisë, Brdariç tha:
“Urime ekipit të Tiranës. Mendoj se vuajtëm pas humbjes së penalltisë dhe kjo ishte pika kyçe e kësaj ndeshje. Nëse do ishim 2-0, do ishim më të lirshëm. Tani ajo që na mbetet të bëjmë është të rrijmë të qetë.
Latifi dhe grupi– Nëse do kërkojmë gabime, mund të gjejmë plot të tilla. U munduam dhe mund të kishim marrë minimalisht një pikë nga kjo përballje.
Lojtarët- Mendoj se kishim disa mundësi për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam siç duhet.
Pergjegjësia- Unë kam gjithmonë përgjegjësi, qoftë për rezultatet pozitive dhe negative. Ne sigurisht kemi bërë gabime në fushë, pasi nuk dhamë më të mirën. Nëse mund të shmangnim disa gjëra, mund të merrnim pikë. Mendoj se kishim gabime në sulm. Pasi pësuam golin e dytë, morëm më shumë frymë dhe krijuam pafund. Na mungoi edhe fati” – tha ai.