Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për terrorizëm, pasi sipas autoriteteve ata kanë financuar me para imamin e xhamisë në Kavajë, Genci Abdurrahim Balla, i cili është me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.
Sipas mediave italiane, në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muca, 31 vjec, Roland Leshi, 37 vjec, Elsio Ramku, 33 vjec, Roland Belba, 37 vjec.
Sipas hetimit të autoriteteve italiane në një rast lekët janë dërguar me një kamion, i cili u transportua me traget nga Italia.
Gjatë dy viteve të fundit, udhëtimet janë dokumentuar çdo dy muaj, ndërsa faktet datojnë në periudhën maj-korrik 2020.
Yljan Muça sipas mediave italaine, ishte personi në krye të skemës së grumbullimit të parave për të financuar terrorizimin. Leshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Roland Belba, që sipas mediave fqinje është kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë, siç është zbuluar në një rast, në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti.
Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si “një ushtar i vogël i Allahut” i dërguar për të ndëshkuar perëndimorët.