Prej disa ditësh qytetarët janë hedhur në protestë për rritjen e çmimeve. Por, ajo që ishte kauza e qytetarëve, dyshohet se është rrëmbyer dhe po keq-shfrytëzohet nga njerëz të Soros-it.
Në krye të protestave po shihen eksponentë Kreshnik Spahiu, njerëz të financuar nga Soros-i.
Lidhur me këtë ka reaguar aktivistja Evi Kokalari, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “këto protesta i takojnë popullit dhe luftës së tyre kundrejt rritjes të çmimeve të karburantit, të ushqimeve dhe të standartit të jetesës”.
“Mos i lini këto protesta të merren peng nga elementët e George Sorosit.
Këto protesta i takojnë popullit dhe luftës së tyre kundrejt rritjes të çmimeve të karburantit, të ushqimeve dhe të standartit të jetesës. Këto protesta janë kundër një rregjimi që ka detyruar shumë nga ju të largohen nga vendi. Këto protesta i takojnë atyre që duan të luftojnë padrejtësitë në një vend që dhe drejtësia është marrë peng.
Në thelb, këto protesta janë pikërisht kundër sistemit që ka ndërtuar George Sorosi në Shqipëri.
Mos lejoni që këto protesta të merren peng. Këto nuk janë protesta politike, por protesta të “SHQIPTAREVE KUNDER SOROSIT” dhe elementëve të tij, duke futur këtu kreun e shtetit, të bashkisë dhe ata që kanë infiltruar PD-në”, shkruan Kokalari.