Deputetja demokrate Grida Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet. Nga Elbasani, Duma tha se persona që i bëjnë dëm partisë të tërhiqen dhe se duhet të ngrihet një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.
“Do bëj hap pas dhe do largohem, më jepni kohë të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr pas dëmtuar PD.” Ky ishte premtimi që sipas deputetes Grida Duma, Basha u ka dhënë deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar dhe sipas saj afati i tij skadon nesër. Nga Elbasani, për Dumën, Lulzim Basha ka kohë deri ditën e enjte që të largohet nga drejtimi i PD dhe t’i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve brenda PD.
Solidariteti i treguar për të qenë bashkë me Bashën nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Në ka një arsye të vetëm për të cilën kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës është vetë një, Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më. E dalë forcë e tretë më 6 mars demokratët nuk pranojnë të jenë humbës. Për këtë arsye asnjë mekanizëm dhe keqardhja e disa individëve që në shumicën e rasteve janë të emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, nuk duhet keqpërdorur për të keqpërdorur PD. Duhet secili të qartësohet se nëse i bën dëm PD duhet të bëj hap pas në mënyrë të parevokueshme.
Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër siç edhe ai kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja ime është e padiskutueshme, me jepni pak kohë dhe mundësinë që të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr. Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm që vetëm ka humbur.
Ka vetëm një strategji, ndërtimi i një komisioni me bazë të gjerë me PD dhe Foltoren, të cilët ta çojnë PD drejt një procesi zgjedhor që do të zgjasë disa muaj”, tha Duma.