Komisioni Rregullator ka miratuar sot vendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, të datës 6 mars 2022’’.
Nga 6 bashkitë ku zhvilloheshin zgjedhjet e pjesshme lokale, në pesë prej tyre dolën triumfues kandidatët e Partisë Socialiste. Ndërsa në Shkodër, u shpall fitues kandidati i Shtëpisë së Lirisë.
Kandidatët që fituan në zgjedhjet e 6 marsit janë:
Vorë Blerim Shera
Lushnje Eriselda Sefa
Durrës Emirjana Sako
Rrogozhinë Edison Memolla
Dibër Rrahim Spahiu
Shkodër Bardh Spahia