Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.
“Ne kemi një përllogaritje të familjes mestare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi.
Patjetër kjo shumëzohet me familjen mestare që është 3.5 persona.
Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj