Tre vite më parë la Shkodrën për të nisur një jetë të re bashkë me familjen jashtë Shqipërisë. Për shkak të kushteve të veshtira ekonomike por edhe politike, u vendosën në Francë.
Kjo është e permbledhur në pak reshta historia e Medina Lushaj, vajzës 18 vjeçare nga Shkodra, e cila falë përkushtimit të saj, etjes për dije, ka arritur në pak vite të spikasë në mes bashkëmoshatarëve të saj në Francë.
Medina, një nxënëse e shkëlqyer, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, është përzgjedhur pikërisht për shkak të këtyre aftësive, të jetë pjesë e Forumit Rinor të partisë “LA RÉPUBLIQUE EN MARCHE” të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në përfundim të mandatit të parë 5- vjeçar të nisur në 2017- ën, Macron është në garë për një mandat të dytë presidencial dhe një mbështetje jo e vogël vjen edhe nga të rinjtë, mes të cilëve edhe shkodrania Medina Lushaj.
Ajo ka marrë një ftesë nominale për të qenë pjesë e një takimi me presidentin Macron, siç shihet edhe në videon më poshtë. Mesa duket, përfshirja në politikë është edhe pasioni i vetë Medinës, e cila ka zgjedhur si drejtim të shkollimit të saj pikërisht drejtësinë dhe shkencat politike. Suksese Medina! /ShkodraWeb/