Një 37- vjeçar është gjetur i pajetë në Yzberisht. Kanë qenë familjarët e 37 vjeçarit që e kanë gjetur pa shenja jete në banesë.
Sipas policisë, dyshohet për vetëvarje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Marko” në zonën e Yzberisht në Tiranë, ku shtetasi me inicialet S.K është gjetur i vdekur. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.