Një tjetër ngjarje e rëndë në SHBA. Të shtëna me armë mbi një turmë njerëzish në një kompleks zyrash në Edgewood, në Maryland, jo shumë larg Baltimoras. Janë të paktën tre persona të vdekur dhe dy të plagosur, konfirmon policia.
Personi që hapi zjarr është në arrati, ndërsa policia i është vënë nga pas. Ndërkohë autoritetet lokale kanë mbyllur të gjitha shkollat e zonës dhe është evakuuar qendra tregtare.
Ngjarja ndodhi në zonën e Emmorton Business Park, në lokalitetin e Edgeëood, pak kilometra në veri të Baltimoas. Në zonë ndodhen shumë hotele, aktivitete tregtare e koncesionarë makinash.
E gjithë zona është izoluar dhe policia ka iu ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ose kush ndodhet në brendësi të gjejë një strehim. “Është kaos”, tregojnë disa dëshmitarë. Nuk është ende e qartë dinamika e kësaj ngjarjeje.