Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme një mblidhje. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë selisë blu.
Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë deputetët e tij në orën 17:00 në selinë e PD-së.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD nuk arriti që të merrte asnjë bashki, brenda kësaj partie pati kundërshti ndaj Bashës, ku shumë deputetë i kërkuan atij dorëheqjen.
A ka lidhje me këtë kërkesë të deputetëve kjo mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike? Kjo pritet të shihet në përfundim të saj.