Shoqëria Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a, sot me 22 mars, në ditën Botërore të Ujit, zhvilloi një aktivitet për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të ujit, aq më shumë në kuadrin e krizës globale për ujë.
Ky aktivitet kishte si qellim ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin me kriter të ujit dhe për ruajtjen e burimeve ujore.
Shkodra është ndër qytetet e pakta në Shqipëri, e cila furnizohet 24 orë me ujë, prandaj në këtë ditë shoqëria ju bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e ujit!
Në kuadër të këtij aktiviteti, për të gjithë të pranishmit u shpërndan materiale informuese, kalendar, bluza dhe çanta me simbolikat e ujiit!