Pas lajmit se gazetari i njohur Sokol Balla pësoi infarkt dhe u dërgua me urgjencë në spital, mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Balla, i cili është shprehur se ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ai ka patur probleme shëndetësore mbrëmjen e së hënës dhe falë ndihmës së shpejtë të mjekëve mundi t’ia dalë.
“Jam shumë mirë”, ka deklaruar drejtori informativ i Top Channel.