Deputeti i PD, Helidon Bushati ka propozuar në mbledhjen e sotme të kryesisë që fillimisht selia blu ti kthehet normalitetit, duke u zhveshur nga fortifikimet.
Nga mbledhja me dyer të mbyllura mësohet se, deputeti Bushati thotë se bashkimi i partisë duhet të jetë kryefjala. Vetëm të bashkuar ka thënë ai, mund të jemi më të fortë dhe garues.
“Bashkimi do te duhet te jete kryefjala jone, jo vetem ne retorike por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin ne një debat konstruktiv ne një bashkëpunim te te gjithë flukseve.
Si sinjal te pare unë propozoj dhe do dëshiroja qe ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal te pare te rikthimit ne normalitet.
Vetëm të bashkuar do te mund te jemi te forte dhe garues. Nuk kemi asnje minutë kohe per te humbur, zgjedhjet jane shume afer. Prandaj te gjithe ne do duhet te japim kontribut per bashkimin e kesaj force politike, do duhet te tregojme pjekuri”, tha Bushati.