Nisur nga situata e krijuar në vendin tonë për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë publik urdhrin për parandalimin e përhajes së gripit të shpendëve. Ky urdhër ka hyrë në fuqi në qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë, ku janë dhe vendet që janë evidentuar dhe vatrat e para të sëmundjes.
“Është e rëndësishem për tregtarët dhe publikun të dinë që është në fuqi urdhëri për marrjen e masave kufizues për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së infulencës aviare . Ky urdhër do të zbatohet në Durrës, Dibër Korçë. Urdhëri ndalon tregtimin e shpendëve të gjallë në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla, si dhe lëvizjen e shpendëve nga ferma në fermë.
Policia e Shtetit dhe kryetarët e tre bashkive janë në bashkëpunim me ne për të ndaluar çdo abuzim të ligjit. Më lejoni t’i drejtohem konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik për mishin dhe vezët nëse i blini nëoperatorët e licensuar dhe produktet janë të kontrolluara.
Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara në temperature më të larta se 70 gradë celcius, ashtu sikurse është dhe procedura e gatimit për konsumimim e produkteve”, tha ajo.