Gjykata e Shkodrës ka vertetuar mandatin e e kryetarit të bashkisë Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të organeve të qeverisjes vendore për kryetar bashkie date 06.03.2022 sipas vendimit të KQZ-së me vendimin 134 date 09.03.2022.
Mësohet se vendimi është marrë sipas ligjit nga gjyqtarja Arta Llazani me datë 20 mars 2022, ora 14.35. Kërkesa për vertetimin e mandatit është paraqitur pranë kësaj gjykate me datë 17 mars 2021, pasi Komisioni Rregullator i KQZ- së mori vendim përfundimtar për zgjedhjet.
Burime nga Gjykata e Shkodrës bëjnë me dije se vendimi i zbardhur është dorëzuar sot dhe pritet vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku do të bëhet edhe konstituimi i kryetarit të ri Bardh Spahia.
Zakonisht, Këshilli Bashkiak zhvillon mbledhjet e radhës në fundin e muaajit dhe pritet që edhe betimi i kryebashkiakut të ri të Shkodrës të bëhet gjatë kësaj mbledhje.
Pas betimit para këshilltarëve bashkiakë, kryetari Bardh Spahia nis zyrtarisht detyrën e tij deri në zgjedhjet e ardhshme të zakonshme për qeverisjen vendore të vitit 2023. /ShkodraWeb/