Kanë nisur ndryshimet e para në selitë e PD- së në rrethe. Me gjasë, ndryshimi i parë vjen nga selia blu në Shkodër.
Para pak minutave është vendosur një poster gjigand i Berishës në derën e hyrjes kryesore, duke zëvendësuar një poster të ish- kandidatit Xhemal Bushati.
Tashmë, pas vendimit të sotëm të gjykatës për “11 dhjetorin”, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit është i vetmi organ legjitim i PD- së.
Mesa duket, vendimi ka nxitur edhe reagimin e strukturave të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit në Shkodër por edhe në degë të tjera.