Pas vendimit të gjykatës për regjistrimine Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Në një publikim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Qytetarja e Parë e Shkodrës shkruan:
“Partia Demokratike është e demokratëve, qendrestarëve, mbështetësve e simpatizantëve! Vendimi i sotëm i gjykatës ka konfirmuar vullnetin e demokratëve të shprehur me 11 dhjetor, 18 dhjetor dhe 6 mars.
Rikthimi i legjitimitetit në drejtimin e Partisë Demokratike është një gur i rëndësishëm themeli për procesin e pandalshëm të bashkimit të madh, duke mirëpritur çdo shqiptar që i bashkohet përpjekjes tonë për një Shqipëri më të mirë për të gjithë.
Të gjithë bashkë për një Shqipëri ndryshe, më të mirë për ne e fëmijët tanë!”, mbyll shënimin e saj kryebashkiakja e Shkodrës Ademi.