Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 dhjetorit duke legjitimuar kështu vendimet e tij.
Berisha deklaroi para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se ky ishte një vendim i drejtë. Ai dha një mesazh për bashkimin e demokratëve.
“Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po ti thuhet të drejtës e drejtë. Mesazh im për të gjithë demokratët është vetëm një: Bashkim, bashkim, bashkim!
Do të dal në një takim të shkurtër prapë”, tha Berisha.