Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kundër gjyqtarit Agron Zhukri, i cili sot legjitimoi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, si dhe regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike.
Zhukri akuzohet nga Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj për shpërdorim detyre dhe krahas ankimit drejtuar Metanit, ai do të kallëzohet edhe penalisht.
Një ditë më parë, Bardhi në një interviste televizive, kërcënoi me burg gjyqtarin, ndërsa shkresa e mëposhtme tregon se ankimimi është regjistruar nga ILD dhe do të shqyrtohet.
Në njoftimin e ILD-së, thuhet se ankesa do të shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në përputhje me parashikimet e pjesës V, Kreut II të ligjit nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe parashikimet e Pjesës IV Kreu I dhe III të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë i ndryshuar dhe ju do të njoftoheni për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”.