Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka marrë vendimin për mbledhjen kur do të bëjë betimin kryetari i ri i bashkisë Bardh Spahia, i zgjedhur me 6 mars 2022 pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, mësohet se mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak, do të jetë edhe ajo kur do të marrë zyrtarisht detyrën kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia.
Dita e fundit e muajit, 31 mars 2022, ora 17.00 do të jetë edhe ajo kur Spahia do të betohet në sallën e Këshillit Bashkiak. Është menduar se ceremonia solemne të zhvillohet në përmbyllje të rendit të zakonshëm të ditës.
Fillimisht, do të diskutohen 5 pikat e para të rendit të ditës të mbledhjes që nis në orën 16.00 dhe ku pritet të relatojë për herë të fundit në detyrë kryebashkiakja aktuale e Shkodrës Voltana Ademi.