Majlinda Angoni rikthehet zyrtarisht prefekte e Qarkut të Shkodrës pasi humbi garën për kryebashkiake me 6 mars 2022 përballë Bardh Spahia i “Shtëpia e Lirisë”.
Emërimi ka ardhur pikërisht në mbledhjen e sotme të qeverisë, me firmën e kryeministrit Rama poshtë VKM- së.
“V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”, thuhet në këtë vendimmtë qeverisë së kryesuar nga Rama.
Në fakt, Angoni i shfaq në krah të ambasadorit të Turqisë në Tiranë, duke qenë pjesë e protokollit me datë 18 mars edhe pse duket se nuk ka patur asnjë post zyrtar, aq më pak prefekte e Qarkut Shkodër. Angoni deklaroi dorëheqjen nga posti me 7 shkurt 2022, ndërsa nuk është bërë publik akoma asnjë VKM për lirimin e saj nga detyra për të mundësuar kandidimin për Bashkinë e Shkodrës.
Megjithatë, ky fakt tashmë ka pak rëndësi. Angoni ka humbur dhe ligjshmëria e kandididimit të saj që mund të sillte humbjen e mandatit, nuk ka vlerë. Me 6 mars 2022 Angoni humbi garën përballë Bardh Spahisë, i cili me 31 mars bën betimin si kryebashkiak i Shkodrës.