Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat, pas përfundimit të mbledhjes që Komisioni i Rithemelimit zhvilloi në selinë e PD.
Berisha siguroi që dyert e blinduara do të hiqen dhe gjithçka në selinë e PD-së do t’i kthehet normaliteti. Sipas tij sot janë diskutuar vendimmarrje të reja që lidhen me organizimin e strukturave të PD.
I pyetur nëse mund të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit, Berisha u përgjigj shkurt: Dua të shoh përpara.
Komunikimi i Berishes me gazetaret
Pyetje: A do te hiqen dyert e blinduara?
Berisha: Pa diskutim, do normalizohet cdo gjë. Vendimmarrje të reja, është një proces që po ecën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin që kanë të bëjnë me strukturat e PD-së.
Pyetje: A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit?
Berisha: Unë dua të shoh përpara.