Një nga shperthimet që tronditën Shkodrën rreth 2 orë pas mesnatës së kaluar, ka ndodhur në Pedonalen e qytetit, në pronën e Xhemal Bushatit, ish- kandidat i PD- së për kryebashkiak në qytetin më të madh verior me 6 mars 2022.
Dosja.al ka kontaktuar me ish-kandidatin e Partisë Demokratike për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati. Në një telefonatë, ai është sqaruar se në fakt bisnesi nuk është i tij, por vetëm ndërtesa, 2 katet e të cilës i ka lënë me qera.
Po ashtu, ndër të tjera, Bushati ka hedhur poshtë edhe aludimet e ndryshme se e gjithë ngjarja ka të bëjë me ndonjë përgjigje për ndonjë premtim të pambajtur gjatë fushatës, apo ndonjë konflikt personal.
Në përgjigjet e tij, ai shton se është detyrë e shtetit që të zbardhi të dyja ngjarjet dhe të vendosë autorët para drejtësisë, por ai nuk ka një emër. Disa herë përsërit se nuk ka probleme me askënd.