Një tjetër gjeneral rus, i quajtur Yakov Rezantsev, raportohet se është vrarë gjatë një sulmi në afërsi të qytetit jugor Kherson. BBC citon për lajmin ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.
Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë – oficeri më i lartë i vrarë nga Ukraina.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.