Strukturat e Drejtorisë Vendore por dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit duhet të bejnë maksimumin për zbardhjen në detaje të kesaj ngjarje për kapjen e autorëve, porositësve, qëllimet si dhe suportin e këtyre akteve që do nuk do gaboja ti quaja terroriste.
Personalisht nuk do ti quaja si goditje vetëm ndaj individëve dhe se çfarë përfaqësojnë ata por kjo është një goditje ndaj biznesit, ndaj qytetarëve të Shkodrës për të shfaqur frikë dhe pasiguri në këtë qytet dhe jo vetëm.
Policia e Shtetit duhet të tregojë përgjegjshmëri dhe profesionalizëm pasi këto ngjarje në një kohë kur gjithçka është e trazuar përreth, marrin një impakt akoma dhe me domethënës.
Policia e Shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese të marrin masa që të hetojnë me detaje këto ngjarje dhe të mos bëhen mbajtës statistikash por të reagojnë duke zbardhur me detaje të gjitha pistat e mundshme.
Unë kam qenë njëri nga ju dhe i bëj thirrje pjesës së shëndoshë dhe të përgjegjshme të ish- kolegeve dhe miqve të mi në Policinë e Shtetit, jam i sigurt se jeni pjesa dërrmuese, qëndroni larg politikës ciladoqoftë ajo dhe në çdo kohë të zbatoni ligjin dhe të jeni përkrah qytetarëve të këtij vendi dhe jam i sigurt se do t’ ja dilni.
Shkodra dhe jo vetëm nuk e meriton këtë, bëhuni të përgjegjshëm dhe kurajoz për të realizuar misionin tuaj. /Publikuar në Facebook nga Roland ÇOMO, ish- efektiv i Policisë së Shtetit/