Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar Aarben Mici, Dilaver Idrizi, dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja.
Shtetasi Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cekrezë, ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte ndaluar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur nënën e tij.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.